Moti për fundjavë

Kosova

Moti për fundjavë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell.  Javën e ardhshme kryesisht me vranësira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditëve të fundjavës do të mbajë mot i butë, të shtunën kryesisht me diell, e ditën e diel me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu.

E në tri ditët e fundit të muajit mars do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu të hënën dhe pasditen e së mërkurës.

Periudha më të gjata të qetësisë që priten në ditët në vijim, do të ndikojnë që ndotësit ajror të mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, vetëm gjatë ditës kur mund të fryjnë erëra, cilësia e ajrit shënon përmirësim në vlera mesatare, e vende-vende edhe të pranueshme.

27.03 – Pas mëngjesit me ngrica. Ditën më butë dhe kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vranësira.

28.03 – Butë, vranësira dhe intervale me diell.

29.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat