Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në vend

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në vend

Më: 27 mars 2021 Në ora: 00:10
Foto ilustruese

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-CIMA. (Teatri Kombëtar, ora 09:00-11:00)

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi. (Teatri Kombëtar, 09:00)

U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 09:30)

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së 10 dëshmorëve të familjes Rama nga Obiliqi, do të bëhen homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve. (Në hyrje të qytetit të Obiliqit, ora 11:00.)

Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe Shoqata e të Burgosurve Politik, do të organizojnë Akademi për Pranverën Shqiptare të vitit ‘81. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”- Prizren, ora 13:00)

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, mbajnë aktivitet për të shënuar Ditën Botërore të Teatrit. (Teatri Bekim Fehmiu – Prizren, ora 18:00)

Kombëtarja e Suedisë mban stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

Konferenca për medie e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Suedinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Konferenca për medie e Kombëtares së Suedisë para ndeshjes me Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:40)

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat