Njoftim me rëndësi për farmacistët

Kosova

Njoftim me rëndësi për farmacistët

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Qarkullimi i farmacistëve pas orës 22:00 dhe orari i punës me palë në zyret e OFK-së gjatë kohëzgjatjes së masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19!

Në mbështetje të  pikës 15, paragrafi 2 të vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/05, datë 05.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Oda e Farmacistëve të Kosovës, njofton  të gjithë farmacistët se përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit” me të cilin mundësohet leje qarkullimi i lirë pas orës 22 vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. 

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës, përmes linkut  https://edeklarimi.atk-ks.org/Account/Login?ReturnUrl=%2F

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare te OFK-se (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Po ashtu në mbështetje të pikës 7 të vendimit të lartcekur të Qeverisë gjatë kohëzgjatjes së këtyre masave Oda e Farmacistëve të Kosovës inkurajon anëtarët e sajë që të gjitha shërbimet e nevojshme të kërkohen me email ose përmes platformës http://app.ofk-rks.net/. OFK rikujton edhe njehere se ne platforme kyqen duke përdorur si username nr personal te tyre dhe pasword 0808, i cili preferohet të ndërrohet në kyqjen e parë. 

Për shërbimet të cilat kërkohet prezenca fizike e farmacistit, OFK njofton se puna me palë do të zhvillohet ditëve të hëna, të mërkurë dhe të premte nga ora 10:00 – 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat