Agjërimi i Ramazanit fillon të martën

Kosova

Agjërimi i Ramazanit fillon të martën

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se agjërimi i Ramazanit fillon ditën e martë.

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë, BIK-u u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë.

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BIK-ut, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”.

Kështu thuhet në njoftimin e BIK në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat