Java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm

Kosova

Java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm

Më: 12 prill 2021 Në ora: 06:03
Ilustrim

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

 Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Ndërkaq nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat