Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova

Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 49 vjeçar nga Gjilani.

Ndërsa, në këtë komunë janë regjistruar edhe dy viktima tjera, një 70 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç)”, thuhet nga IKSHPK.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 345 raste të reja të infektuara, nga gjithsej 3 mijë e 208 mostra të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat