Mos i hiqni rrobat e dimrit, ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Mos i hiqni rrobat e dimrit, ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Në ditët e ardhshme, vranësira dhe intervale me diell, pa reshje.

Në fundjavë sërish priten të reshura shiu, e në vise malore me borë. Temperaturat mbesin të ulëta për këtë periudhë kohore.

14.04.2021 – Pas reshjeve të shiut, por edhe të borës që ranë vende-vende sot, në dy ditët e ardhshme parashihet mot më i qëndrueshëm, me vransira dhe intervale me diell, më të gjata ditën e premte. Nuk parashihen mundësi për të reshura.Në fundjavë ditën e shtunë sërish priten vransira dhe të reshura shiu, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së dieles, kur edhe pritet të pushojnë. Ditën e diel do të ketë edhe intervale me diell, e do të mbajë mot më i butë. Ditën e hënë sërish me të reshura shiu, e që ka mundësi të jenë me intenzitet edhe mesatar. Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira. Vetëm vende-vende në periudha më të gjata të qetësisë mund të kaloj në vlera të dobëta.

15.04 – Kryesisht me vransira, por pa të reshura. Ditën edhe intervale të shkurta me diell.

16.04 – Paradite intervale me diell. DItën vransirat do të shtohen.

17.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.

18.04 – Në mëngjes vende-vende reshjet e shiu vazhdojnë. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell, e pa kushte për reshje

19.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar.Temperaturat mbesin të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet zbresin edhe në -2C, ditën e premte, e në fundjavë arrijnë edhe deri në 5C. Maksimalet luhaten nga 10C deri 12C, e të shtunën zbresin deri në 9C, e të dielen mund të rriten deri në 14C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditëve në vijim, e nga fundjava në rënie. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat