Malishevë: 7 të shëruar dhe 9 raste të reja me COVID-19

Kosova

Malishevë: 7 të shëruar dhe 9 raste të reja me COVID-19

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPËK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1042 raste, prej tyre 917 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 76 persona.

Sqarim: Në raportin e publikuar sot nga IKSHPK, janë raportuar 12 raste nga Malisheva, mirëpo 3 raste janë ristestime dhe raste të reja janë 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat