4 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid sot në Malishevë

Kosova

4 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid sot në Malishevë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:31
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1043 raste, prej tyre 922 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 72 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat