Peci takon Ambasadoren e Suedisë

Kosova

Peci takon Ambasadoren e Suedisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:19
Faton Peci priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmack Ahliny

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmack Ahliny.

Ministri e falënderoi për kontributin e dhënë nga Qeveria Suedeze përmes projekteve të ndryshme në zhvillimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se projekti “Forcimi i Pylltarisë së Qëndrueshme përmes Ndërtimit të Kapaciteteve në Menaxhimin e Pyjeve të Bazuar në Bujqësi” ka qenë kontribut solid dhe se përvoja të tilla janë të mirëpritura edhe në të ardhmen.

Gjithashtu u vlerësua se bashkëpunimi dhe përvoja suedeze në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve është e rëndësishme për sektorin e pyjeve në Kosovë.

Ministri mirëpret gatishmërinë e shtetit suedez në përfshirjen dhe dhënien e kontributit edhe përmes konsultimit në politikat sektoriale dhe hartimin e Strategjisë se Pyjeve për vitet 2021 – 2030, strategji kjo e cila do të kontribuojë në zhvillimin e këtij sektori të Ministrisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat