Ngjarjet e ditës për sot

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot

Më: 22 prill 2021 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës mban disa aktivitete për nder të Ditës së Tokës.

08:00-10:00 Pastrimi i deponisë ilegale - Firzë (deponi e mesme , inerte vëllimore)

10:00-12:00 Mbjellja e fidaneve në fshatin Mejë ( 400 fidane)

12:00-14:00 Ta pastrojmë Shkugzën

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mban konferencë për medie të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet. (Ura në Brezovicë, ora 09:15)

Oda e Afarizmit të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Tokës mban një aktivitet në lagjen Dardania në kryeqytet. (Ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Marrin pjesë ministrat Nagavci e Çeku. (SHFMU “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, ora 10:00)

Drejtoria e Arsimit në Podujevë për nder të “Ditës së Tokës” organizon aktivitete për pastrimin nga mbeturinat në gjithë territorin e Komunës së Podujevës. (Në tërë komunën, ora 10:00)

Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 10:00)

Në kuadër të projektit “Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit”, në qytetin e Mitrovicës, për nder të Ditës së Tokës do të mbillen pemë, ndërsa mbahet një ceremoni në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica". (Ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Lagja “Arbëria”, Prishtinë, ora 11:00)

Lëvizja Fol organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet. (Shkolla e gjelbër, Prishtinë, ora 12:00)

Promovohet libri: “Kosova në mesjetë shek.XI-XV”, i autorit Bedri Muhadri. (Salla e katit të tretë (III) të Komunës së Deçanit, ora 12:00)

OJQ “Projekti 5 cent”, për “Ditën e Tokës”, bën mbjellja e 51 fidaneve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së Rrahman Rama etj. (ShFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq, ora 14:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat