Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së të riut që vdiq nga sëmundja e rëndë

Kosova

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së të riut që vdiq nga sëmundja e rëndë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:34
Dren Ukshini

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së Dren Ukshinit, të riut nga Gjilani i cili vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndonëse ishte duke u trajtuar në një nga Spitalet e Turqisë.

Haradinaj ngushëllimin e ka shprehur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook'.

Postimi i plotë:

Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë të përballoni këtë humbje të madhe.

E kujtofshit birin tuaj Drenin me kujtimet më të mira.

Sot, ne ndajmë dhembjen me ju për këtë ngjarje të hidhur që na pikëlloi të gjithëve.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat