4 të shërua dhe 4 raste të reja me covid-19 sot në Malishevë

Kosova

4 të shërua dhe 4 raste të reja me covid-19 sot në Malishevë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:17
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19 dhe po aq raste të reja janë regjistruar sot.

Kështu është e bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë së Covid-19, e deri më sot, me covid janë regjistruar 1077 raste, prej tyre 974 janë shëruar, 51 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 50 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat