Parashikimi i motit për ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Më: 26 prill 2021 Në ora: 07:27
Ilustrim

Cilësia e ajrit në dy ditët e para të javës, mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare. Nga e marta dhe dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihet mbi rajon pluhur saharian, që do të rrisë koncentrimin e pluhurit në atmosferë, kështu që ditën e mërkurë indeksi i cilësisë së ajrit mund të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta.

26.04 - Ngrohtë, kryesisht me diell paradite. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, ku mund të priten reshje të dobëta shiu.

27.04 - Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. DItën kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.

28.04 - Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.

29.04 - Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

30.04 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte. Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat