Ngjarjet e datës 29 prill

Kosova

Ngjarjet e datës 29 prill

Më: 29 prill 2021 Në ora: 00:11
Ilustrim

Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit. (Ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Protestë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Grave në Punë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave në Kosovë, ju fton që të merrni pjesë në tryezën virtuale, që mbahet me qëllim të publikimit të raportit “(Pa)Drejtësia dhe Diskriminimi me Bazë Gjinore në marrëdhëniet e punës”. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

Inaugurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit, Mitrovicë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder me Hysen Sogojevën, nga Oda e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Selatin Kaçaniku, nga OJQ Konsumatori. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina”, Pejë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat