Shtyhet për nesër protesta e infermierëve e paralajmëruar për sot

Kosova

Shtyhet për nesër protesta e infermierëve e paralajmëruar për sot

Më: 29 prill 2021 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

(E plotësuar 09:30) - Infermierët e Kosovës, kanë shtyrë për nesër protestën e paralajmëruar për sot para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, për rritje të pagesës së ndërrimit të natës.

Në njoftimin e bërë për mbajtje të protestës thuhet se “deri sa Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ka buxhet të ndajë fonde prej 200 mijë eurove për kafe, ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”. 

***

Infermierët sot do të protestojnë para Klinikë së Kirurgjisë në QKUK, për rritje të pagesës së ndërrimit të natës.

Në njoftimin e bërë për mbajtje të protestës thuhet se “deri sa Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ka buxhet të ndajë fonde prej 200 mijë eurove për kafe, ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”.

Përmes këtij njoftimi u është bërë ftesë edhe Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe Odës së Infermierëve që t’i bashkohen protestës. 

#Shpërndajeni kolegë të nderuar Deri sa Qeveria e Reoublikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka buxhet...

Posted by Enlirat K. Duraku on Wednesday, April 28, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat