Homazhe për të rënët e Masakrës së Studimes

Kosova

Homazhe për të rënët e Masakrës së Studimes

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:12
Foto arkiv

Pandemia është bërë shkak që sot do të ketë vetëm homazhe, pa ndonjë akademi përkujtimore për përvjetorin e Masakrës së Studimes.

Me rastin e 22 vjetorit të një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe bënë në Kosovë, duke vrarë 109 shqiptarë për një orë e gjysmë në fshatin Studime të Vushtrrisë, sot me 2 maj për shkak të gjendjes me Pandeminë Covid 19, mbahen veç homazhe për të rënët.

Njoftimi

“Homazhet bëhen të dielen me 2 maj në ora 10:30 në Varrezat e Martirëvë në fshatin Studime të Vushtrrisë” njofton komuna e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat