​Disa fshatra pa ujë tash e disa ditë dhe deri në realizimin e linjës së re

Kosova

​Disa fshatra pa ujë tash e disa ditë dhe deri në realizimin e linjës së re

Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se tash e disa ditë janë pa ujë të pijes fshatrat Kishnicë, gjysma e fshatit Badoc , Shushicë, Shashkovc dhe një pjesë e vogël e Graçanicës.

Sipas njoftimit, që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në realizimin e ndërtimit të linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, pasi që sanimi i tij ka qenë i parealizueshëm për shkak të dëmtimit të shpeshtë si pasojë faktorit njeri.

“Hudhja e pakontrollë e materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së organeve lokale hedhja e materialeve është bërë pakontrollë. Pavarësisht se kishim këtë projekt të planifikuar, dëmtimet e shpeshta na detyruan që, dy muaj më herët të dalim me ekipet tona për të sanuar gjendjen aty.

Këto zona janë pa ujë qe disa ditë ,deri në ndërtimin e kësaj linje të re, e cila do u mundësojë furnizim me ujë pa probleme infrastrukturore, zonave të lartëcekura. Pra, çdo investim në infrastrukturë realizohet për shërbime më të mira për konsumatorët tanë, por deri në realizimin përfundimtar ne detyrohemi të ndërpremë furnizimin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat