Mot i ngrohtë me diell

Kosova

Mot i ngrohtë me diell

Më: 10 maj 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

Fillimi i javës sjell mot shumë të ngrohtë e kryesisht me diell. Të mërkurën pritet rënie e lehtë e temperaturave, e mundësi për të reshura shiu.

Nga dita e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë mbi vend sjell kushte për vransira e ku priten mundësi edhe për të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, e që vende-vende shoqërohen edhe me bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie përreth vlerave mesatare.

Nga dita e enjte parashihen më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Edhe në ditët e para të javës cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm shkurtimisht mund të kaloj në vlera mesatare.

Kushtet për mot me më shumë diell rrisin indeksin e rrezatimit UV në vlera shumë të larta, e që në këto kushte preferohet ekspozim më i vogël në diell orëve të mesditës.

10.05 - Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

11.05 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Në mbrëmje vransira kalimtare.

12.05 - Jo shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima.

13.05 - Pjesërisht vranët, e pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

14.05 - Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale përreth viseve malore, me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat deri të mërkurën shënojnë rritje, më pas zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet luhaten nga 5C deri 10C, e maksimalet të shtunën shënojnë rritje deri në 27C ditën e martë, e më pas zbresin deri në 20C ditën e enjte.

Ditëve të para era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga e mërkura edhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s.

Shtypja atmosferike deri të mërkurën me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat