Prindërit kundër punës në vikende

Kosova

Prindërit kundër punës në vikende

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Nuk punuan për nder të ditës së Evropës.

Por të shtunën shkollat qenë hapur për të zëvendësuar njërën nga ditët e humbura të këtij viti shkollor si shkak I pandemisë.

E mësimi I vikendeve po cilësohet si joefikas nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Sipas kryetarit të këtij organi, Ymret Reshiti,nxënësit do të kishin qenë në mësim të hënën nëse Kuvendi i Kosovës do ta kishte marrë një iniciativë të tillë.

Edhe nga Këshilli i Prindërve të kryeqytetit, fakti që fëmijët qenë në mësim në ditë vikendi e ditën e hënë po qëndrojnë në shtëpi po konsiderohet absurd.

Se ishte gabim që u punua të shtunën e u pushua në ditën e parë të kësaj jave, po vlerësojnë edhe në sindikatën e arsimit.

Rrahman Jasharaj, nga SBASHK thotë se nëse bëhen ndryshime në ligjin për festat zyrtare ato janë të mirëseardhura edhe për sindikatën.

E Ministria e Arsimit, ajo e Administarës Publike po madje as Kryeministria nuk ktheu ndonjë  përgjigje në pyetjen e televizionit nëse ligji për festat do të pësojë ndryshime.

Në fakt, për nder të Ditës së Evropës që zyrtarisht shënohet më 9 maj edhe këta po pushojnë të hënën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat