​Ngjarjet e datës 17 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 17 maj

Më: 17 maj 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme ku do të bëhet Prezantimi i Programit të Qeverisë së Kosovës 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Hapet fushata “Java Globale e Sigurisë Rrugore”. (Para “Newborn”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës në Prizren, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Ora 10:30)

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (UShAF, ora 11:00)

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET prezanton projektin “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e presidentit të SHBA-së Joe Biden”. (Objekti i Galerisë (ish-objekti i TMK-së) rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në lidhje me rastin në shkollën “Faik Konica”. (Ora 12:00)

Mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)

BIRN dhe Internews Kosova publikojnë raportin “Përkëdhelja e korrupsionit”, ku do të marrin pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

Drejtoria e Administratës komunale të Prizrenit organizon dëgjim publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat