Moti për dy ditët në vijim

Kosova

Moti për dy ditët në vijim

Më: 28 maj 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Dy ditët në vijim mot jostabil me shi e bubullima. Temperaturat në rënie. Nga mbrëmja e së dieles sërish shi, e të hënën më ftohtë dhe me shi.

28.05 - Vransira me të reshura shiu që nga orët e mëngjesit, që shoqërohen edhe me bubullima gjatë ditës. Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje.

29.05 - Kryesisht me diell dhe jo aq ngrohtë. Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

30.05 - Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat shtohen. Në mbrëmje priten të reshura shiu.

31.05 - Ftohtë, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, minimalet zbresin deri në 7C në fundjavë, e maksimalet nga 25C ditën e enjte, zbresin në 17C ditën e premte, për të shënuar një rritje të lehtë në fundjavë përreth 20C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat