Moti nxehet kah mesi i javës

Kosova

Moti nxehet kah mesi i javës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 06:24
Ilustrim

Në fillim të javës freskët, me shi e bubullima. Në pjesën e dytë të javës mot më i qëndrueshëm, me diell e rritje e temperaturave.

Nga e mërkura reshjet pushojnë, e gradualisht deri të premten do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat rriten afër vlerave mesatare. Sipas parashikimeve të fundit në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë e më shumë diell.

Cilësia e ajrit edhe në këto ditë do të jetë përreth vlerave të mira dhe të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare deri nga mesi i javës, e më pas rritet në vlera të larta.

31.05 - Freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje vende-vende me riga shiu.

1.06 - Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.

2.06 - Pas mëngjesit të freskët, ditën me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

3.06 - Pjesërisht vranët e më ngrohtë.

4.06 - Kryesisht me diell e ngrohtë.

Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta, e më pas rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet lëvizin ndërmjet 6C e 9C, e maksimalet nga 16C, në fillim të javës, rriten deri në 23C, ditën e premte.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat