Sot dhe nesër moti me diell, java e ardhshme parashihet me reshje

Kosova

Sot dhe nesër moti me diell, java e ardhshme parashihet me reshje

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq sipas IHK-se java e ardhshme parashihet me reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat