Bulliqi e mat trashësinë e asfaltit me pëllëmbë

Kosova

Bulliqi e mat trashësinë e asfaltit me pëllëmbë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:18
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka zgjedhur një mënyre interesante për të matur trashësinë e asfaltit në një rrugë të Podujevës… me dorë.

Ai ka vizituar fshatin Shajkovc ku po bëhet asfaltimi në lagjën Jupolli me gjastësi prej 300 metra, por ai matjen e trashësisë së asfaltit e ka bërë në një mënyrë interesante.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fshatin Shajkoc, ku po bëhet asfaltimi i rrugës në lagjen “Jupolli” në gjatësi prej 300 metra.
Në kuadër të realizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, janë duke u realizuar projekte në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatit Shajkoc. Për t’i përcjellë nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve, sot punimet i ka vizituar, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga Bujar Hasani – drejtor i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

“Investimet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë prioritet për qeverisjen lokale, sepse, përmes këtyre projekteve ne përmirësojmë kushtet për jetë për qytetarët tanë”, tha kryetari Bulliqi gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen “Jupolli” në fshatin Shajkoc. Krahas kësaj rruge, punime po zhvillohen edhe në rrugën në lagjen “Agushi” të këtij fshati me një gjatësi 200 metra.”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat