Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Kosova

Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:55
Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Në Ditën e Çlirimit, Hajredin Bajrami u rikthye në bronz në qytetin e Lipjanit.

Në këtë ditë Lipjani përuroi tri shtatore të veprimtarëve të kësaj komune, për çka kryetari Imri Ahmeti e quajti pasuri të vendit.

Ahmeti tregoi se janë edhe tri shtatore të tjera të cilat do ta nderojnë Lipjanin.

Ahmeti: Po pasurohet qyteti ynë me tri shtatore

“22 vjet të çlirimit të vendit, po pasurohet qyteti ynë me tri shtatore, të tre veprimtarëve, heronjve tanë, siç e kemi pasurua edhe më herët. Pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari janë edhe tri shtatore tjera që do të nderojnë qytetin e Lipjanit” tha ai.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hajredin Bajrami, morri pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Me këtë rast, Jashari tha se duhet të luftojmë se bashku për zhvillim ekonomik dhe ndërtimin e shtetit.

Jashari: Duhet të vazhdojmë bashkë ashtu siç ishim para 22 vitesh për të ndërtuar këtë vend

“Sot është ditë e madhe për Lipjanin, për Kosovën, 22 vite pas çlirimit çka na mbetet neve, ashtu siç e tha kryetari Imriu më parë në akademinë solemne, lufta jonë e pandalshme drejt zhvillimit ekonomik duhet të vazhdoj bashkë se bashku siç ishim 22 vite më parë për ta ndërtuar e zhvilluar këtë vend në mënyrë më të mirë të mundshme që rinia e këtij vendi me deshtë këtë vend” ,tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se shtatorja e Bajramit është gurthemeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Muharremaj: Ky lapidar është gurthemeli i shtetit të Kosovës

“Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Lipjanin, po për gjithë Kosovën. Ky moment tregon që çdo statujë bashkon kryetarët e komunave pa dallim partie politike, kjo tregon edhe njëherë që ky lapidar është gurthemeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat