Ngjarjet e datës 17 qershor

Kosova

Ngjarjet e datës 17 qershor

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 00:12
Ilustrim

Në kuadër të “Javës se Lëvizjes”, kryeministri Albin Kurti merr pjesë në shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit. (Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ora 08:00)

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes Kuvendit të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit, ora 09:30)

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën e Çlirimit me disa aktivitete.

Agjenda:

-Homazhe: Për nder të ditës së Çlirimit. Vendi: Parkingu i veturave të Komunës, ora: 09:30

-Akademi për nder të ditës së Çlirimit të Vushtrrisë. Vendi: Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 12:00

Zbulimi i Pllakës: Baza ushtarake e batalionit të parë, Brigada 142. Vendi: Stroc, ora 17:00.

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Akademia “Tempulli” organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, përurojnë laboratorin biokimik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj. (Fshati Gjonaj, Prizren, ora 10:00)

Ambasadori i BE-sëTomáš Szunyog viziton projektet e financuara nga BE në Gjakovë.

Agjenda:

-Ngjarja B2B TIK-u për Zhvillim në Kosovë fillon takimet mes bizneseve në Parkun e Qytetit në Gjakovë, ora 11:10.

-Hapja zyrtare e Dyqanit të Bamirësisë YMCA për Punësimin e të Rinjve dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Rrugën "Dëshmorët e Lirisë" në Gjakovë, ora 13:30.

Bëhet lansimi i Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë. (Facebook, ora 15:00)

Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i autores-gazetares Lumnije Berisha. (KultPlus, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat