Punëtorët e Lotarisë vazhdojnë protestën deri në miratimin e ligjit për Lotarinë

Kosova

Punëtorët e Lotarisë vazhdojnë protestën deri në miratimin e ligjit për Lotarinë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Gjithashtu sindikata paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur."

"Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre", thekson sindikata.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat