Parashikimi i motit për këtë javë

Kosova

Parashikimi i motit për këtë javë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 00:01
Ilustrim

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat