Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës - MMPHI, në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze – JICA mbajnë konferencën rajonale përmbyllëse të thirrur nga ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, lidhur me "Projektin e Zhvillimit të Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës". (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës do të organizojë konferencën akademike ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?” (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:00)

Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Mitrovicës mbahet Dita Olimpike e Kosovës ku do të mbahet një vrapim nga sheshi “Adem Jashari” deri te sheshi “Isa Boletini” (Mitrovicë, ora 09:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë Ditën dhe Javën Olimpike 2021: Vrapimi me fëmijë në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe stadiume tjera të kryeqytetit. (Ora 10:00)

Mbahet aktiviteti “Dita Olimpike” në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. (Stadiumi i qytetit "Jahja Danuza" Rahovec, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020, raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020, raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020 dhe raportin vjetor financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë organizojnë konferencën përmbyllëse të projektit rajonal “Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”. (Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) dhe Sindikata e Administratës Publike të Kosovës (SPAK), mbajnë konferencë mbi iniciativën e një grupi të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. (Zyrat e SSHCK Prishtinë, prapa objektit të ish Gërmisë, ora 11:00)

Promovohet “Doracaku për mësimin e Holokaustit”, përgatitur nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane forumZFD – Programi në Kosovë dhe në mbështetje të MASHTI-t. (Restorant Collection, lagjja “Kalabria” Prishtinë, ora 11:00 deri 12:30)

Vizitë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Qendrën e Azilit në Magure, Lipjan. Bashkë me anëtarët e Komisionit parlamentar, do të jenë edhe përfaqësuesit e UNHCR-së në Kosovë. (Ora 13:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim një delegacion gjerman nga Shtutgarti, i cili kryesohet nga zv/kryetari i Parlamentit Europian. (Zyra e kryetarit, ora 15:00)

Me rastin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon tryezën “Edukimi, gurë-themel i avancimit shoqëror”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavaci. (Salla e Senatit të Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, ora 16:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë Ditën dhe Javën Olimpike 2021: Aktivitete të ndryshme me fëmijë të klasave të katërta. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

Prezantohet instalacioni audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani. (Sallën Atele përballë Sallës së Kuqe Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat