Sot mot shumë i nxehtë

Kosova

Sot mot shumë i nxehtë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi. Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35C. Priten edhe netë tropike.

23.06 - Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

24.06 - Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

25.06 - Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat