Komuna e Vitisë përfituese e programit USAID/ KEGA

Kosova

Komuna e Vitisë përfituese e programit USAID/ KEGA

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:00
Pamje nga takimi

 Vitia është përfituese e programit USAID/ KEGA.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, Ajet Sallahu dhe Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA).

Gjatë këtij takimi ata janë njoftuar që komuna e Vitisë, është përfituese e projektit që parashikon mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje me fokus të veçantë në informim dhe vetëdijesimin e qytetarëve si dhe mbështetje në procesin, shqyrtim të progresit dhe menaxhimin të dhënave përmes realizimit të kontakteve të rregullta në zyrat komunale.

Përndryshe ky projekt është në mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ( MMPHI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat