Varroset veterani i UÇK-së që u gjet i varur me litar në mal

Kosova

Varroset veterani i UÇK-së që u gjet i varur me litar në mal

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skënderajt.

Mësohet se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.

Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin me iniciale Bekim Miftari.

Burimet kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në këtë zonë.

Sipas informacioneve, 48 vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.

Bekimi është varrosur sot në fshatin e tij, Çubrel, rreth orës 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat