Arila Behrami
Përshëndetje bab! Jam unë e vogla jote, sërish po udhëtoja si një anije në det dhe u ktheva prapë te ti, ajo anije kishte pengesë udhëtimin ndërsa unë kam pengesë shpirtin.
Sot jam unë ajo që nuk do të resht së shkruari për ty, njeriun e palodhur, që më rrite e edukove se çdo gjë në jetë arrihet me punë, vlerë dhe respekt.
Të dua bab, me gjithë forcën që ndonjëherë ka ndjerë njeriu për njeriun dhe dua të të them faleminderit që ishe babi im, që ishe shoku im më i mirë, që nuk më le të gaboja në jetë dhe që nuk më lëshove dorën asnjëherë për sa ke qenë pranë meje.
Ti me mungon, si u mungon yjeve dielli ne qiellin e mëngjesit ... ! Unë e di se qiellin natën e ndriçojnë yjet e hëna po shpirtin tim kush do e ndriçojë, mungesa jote apo malli për ty?
Shpresoj shumë se më sheh dhe thellë në shpirt më përqafon sepse vetëm një litar i hollë dhe i fortë na mban të lidhur për jetë.