Mushkolaj reagon për arrestimin e Rrustës

Kosova

Mushkolaj reagon për arrestimin e Rrustës

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:40
Teuta Rrusta

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të Policisë së Kosovës karshi aktivistëve të PSD-së.

Imeri ka shpërndarë një fotografi të momentit kur është arrestuar aktivistja e PSD-së, Teuta Rrusta dhe ka thënë se ‘kjo është fotografia e shëmtuar e pushtetit arrogant’.

Lidhur me këto arrestime kanë reaguar edhe shumë deputetë të tjerë nga opozita, e në mesin e tyre edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka përkrahur protestën e sotme të PSD-së, për të cilën tha se kritika e tyre është e drejtë.

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik.  Pamjet e sotme sjellin dëshpërim.  U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat