​Ngjarjet e paralajmëruar për ditën e nesërme

Kosova

​Ngjarjet e paralajmëruar për ditën e nesërme

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i betejës-përmendorja e dëshmorëve në Fortesë. (Ora 10:00)

Hapet vendkalimi kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir. (Ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në Festivalin Old Timer Fest. (Shatërvan, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takim me emergjencat civile në ora 13:00, ndërkaq në 13:45 mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e kryetarit)

Komuna e Rahovecit mban koncert për nder të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” dhe mërgatës tonë me këngëtarët Arif Vladi dhe Kastriot Tusha. (Parku i qytetit, ora 20:00)

Pas stuhisë së sotme në Gjilan,

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takim me emergjencat civile në ora 13:00, ndërkaq në 13:45 mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e kryetarit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat