Ismajli ka pritur në takim bashkatdhetarin

Kosova

Ismajli ka pritur në takim bashkatdhetarin

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:09
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Shtimes,  Naim Ismajli  ka pritur në takim Blerim Musollin, bashkatdhetar i cili jeton dhe vepron në Bazell të Zvicrrës dhe ka pranuar një donacion prej 15 palë rroba për Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në komunën e Shtimes.

Kryetari Ismajli i falenderoi Blerim Musolli së bashku me bashkëpunëtorin e tij nga Maqedonia e Veriut, Arsim Tairi të cilët punojnë si zjarrëfikës në Bazell në Zvicërr.

Kryetari Ismajli tha: Ju uroj mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve dhe e falenderoi Musollin dhe Tairi për donacionin e dhuruar. Ajo që ka vlerën e madhe është interesimi i bashkatdhetarëve tanë për gjithë kontributin e tyre në të mirë e në përkrahje të vendlindjes.

Është një donacion modest për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Shtime, i cili është realizuar falë vullnetit, gatishmërisë dhe punës së madhe këtyre bashkombasëve tanë." - shtoi kryetari Ismajli.

Bashkatdhetari, Blerim Musolli tha se unë punoj në Bazell të Zvicrrës, si zjarrfikës dhe e kemi parë të arsyeshme që së bashku me bashkëpunëtorin tim nga Maqedonia e Veriut, Arsim Tairi të koontribojmë sa do pak për vendlindjen tonë. Në Maqedoni kemi dërguar 15 palë rroba zjarrëfikësish dhe 15 sosh këtu në Shtime si donacion, dhe shpresoj që nuk do të ndalemi së ndihmuari vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat