Rufki Suma e fillon punën nga ora 6:00 e mëngjesit!

Kosova

Rufki Suma e fillon punën nga ora 6:00 e mëngjesit!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 00:49
Rufki Suma

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE.

Ai ka treguar se nga ora 6:00 e mëngjesit hap dyert e Komunës së Hanit të Eleziut nga kur edhe nis takimet me qytetar.

“Zakonisht puna ime fillon me faljen e namazit të sabahit, kuptohet që gjatë dimri është pas orës 6:00 kurse gjatë verës është para orës 6:00 e zakonisht e nisi punën pasi të fali namazin”, tha ai.

Suma, ka thënë se ngjashëm veprojnë edhe një pjesë e punonjësve të komunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat