Ka vdekur profesor Bajram Tolaj Anëtar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”

Kosova

Ka vdekur profesor Bajram Tolaj Anëtar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 08:10
Bajram Tolaj

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se dje ditë e martë me 3 gusht 2021, ka vdekur Profesor Bajram Tolaj, anëtar i kryesisë për një mandat dhe anëtar disa vjeçar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sot me 04 gusht 2021, në ora 13:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit nën kujdesen e Komunës së Deçanit do të mbahet mbledhje përkujtuese ndërsa varrimi i të ndjerit do të behët po sot në ora 15:00, në fshatin Prejlep të Deçanit.

Në emër të kryetarit, kryesisë dhe kuvendit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Familjes Tolaj nga Prejlepi i shprehim ngushëllimet me të sinqerta.

Jeta dhe vepra e profesorit Tolaj, do të kujtohet për herë nga kolegët historian, koleget e gjimnazit dhe i gjithë rrethi e me gjerë.

 Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat