Në Marinë të Skendrajt u rivarrosen eshtrat e dëshmorit të kombit, Muhamet Musliu

Kosova

Në Marinë të Skendrajt u rivarrosen eshtrat e dëshmorit të kombit, Muhamet Musliu

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:07
Pamje nga varrimi i Muhamet Musliu

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, me ceremoni ushtarake, në prani të qindra qytetarëve, me dhimbje e krenari janë rivarrosur sot eshtrat e dëshmorit të kombit, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së, Muhamet Musliu nga fshati Ozdrim i Skenderajt.

“Dëshmori Muhamet Musliu ishte një luftëtar shembull, i vendosur, guximtar dhe i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit, për çlirimin e vendit. Ai, si shumë luftëtar tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë, por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë.

Rënia e tij ishte humbje e madhe për familjen dhe në veçanti për fëmijët e tij të cilët në luftë humbën të dy prindërit dhe kështu u rritën nga gjyshja dhe axhallarët.

Sot Kosova jonë, fëmijët dhe të rinjtë jetojnë të lirë, ëndërrojnë e punojnë falë gjakut të derdhur të luftëtarëve si Muhameti, e luftëtarëve tjerë që i dolën zot atdheut dhe me gjakun e tyre u bënë themel i Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Si në çdo ditë, muaj e vit, e kemi për obligim moral e institucional që të nderojmë historinë tonë të lavdishme, dëshmorët tonë që me luftën e tyre u bënë themel i lirisë e pavarësisë së shtetit tonë. Lavdi dëshmorit Muhamet Musliu dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat