Muharremaj viziton një fabrikë në Peqan, thotë se ëshyë një mundësi e mirë për punëkërkuesit

Kosova

Muharremaj viziton një fabrikë në Peqan, thotë se ëshyë një mundësi e mirë për punëkërkuesit

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:06
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot ka vizituar një fabrikë tekstili në fshatin Peqan.

Muharremaj e ka parë këtë vend si munësi të mirë për punëkërkuesit.

Njoftimi i plotë:

Një fabrikë e re e tekstilit në Peqan me pronar Ilir Grulaj, tashmë është mundësi e re për vende të reja të punës.

Aktualisht punojnë 12 punëtore, por që sipas pronarit ai ka nevojë deri në 80 punëtore që të punoj me kapacitet të plotë.

Andaj është mundësi e re për punëkërkuesit.

Sot i vizitova këto ambiente, dhe vërejta se ka dashuri për punën. Sipas materialeve italiane, dhe modeleve nga më të ndryshmet aty ofrohej kreativitet në përzgjedhje dhe kualitet në punë.

Puna vazhdon.

#meqytetarët

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat