Tri orë pritje për tu testuar për Covid

Kosova

Tri orë pritje për tu testuar për Covid

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 20:02
Ilustrim

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka pritje të gjata për qytetarëve për t’u testuar me metodën RT-PCR, derisa situatë tjetër është në qendrën COVID-19 të Prishtinës në lagjen Emshir.

Me rritjen e rasteve është shtuar edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar për coronavirus.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për t’u testuar me metodën RT-PCR qytetarët duhet të presin nga 10-15 minuta.

Për qytetaren Zylfija Pllana kjo pritje nuk është e gjatë dhe se procesi shkon shumë mirë.

“E kam pasur një person ën familje me coronavirus dhe dua ta përsëris testin. Gjithçka mirë shkon”, deklaroi Zylfija Pllana.

Por as Brunilda Vogli nuk priti gjatë për t’u testuar në IKSHPK.

“Procesi nuk zgjati shumë. Pritëm pak në radhë dhe gjithçka shkoi në rregull”, shprehet Vogli, përcjell Telegrafi.

Por pritje më të gjata qytetarët kanë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.

Në këtë qendër testohen qytetarët për coronavirus me teste rapide.

Mirëpo për të kryer këtë testim dikujt i është dashur të priste tri orë.

“Procedura e testimit zgjat mjaft shumë. Që tri orë jam këtu duke pritur. Masat mirë i respektojnë por ka mjaft shumë njerëz që duan të testohen”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar për coronavirus mbi 12 mijë e 400 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat