Mot me diell dhe vranësira

Kosova

Mot me diell dhe vranësira

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Gjatë kësaj të mërkure moti në Kosovë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në disa vende parashihet që të sjellin edhe riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin mes 22 dhe 23 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat