​Parashikimi i motit për nesër

Kosova

​Parashikimi i motit për nesër

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë).

Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat