Ngjarjet e datës 29 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 29 shtator

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 00:46
Ursula von der Leyen

​Agjenda e vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë:

09.00- takim me presidenten Vjosa Osmani (Kabineti i Presidentes, pamje në fillim të takimit)

10.00 - takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti (Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 - vizitë në kopshtin ‘Cicërimat’ lagjja “Kalabria” Prishtinë, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Albin Kurti

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin financiar të RTK-së për korrik-shtator 2021 dhe kërkesën për ndarje buxhetore të RTK-së për tetor-dhjetor 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Banorët e lagjes Qendra në Prishtinë mbajnë protestë. (Tuneli në hyrje të parkingut publik, rruga "Rexhep Luci", ora 12:00)

Organizohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

LVV, qendra në Prizren, organizon tubim në Qendrën Kulturore të Boshnjakëve, pranë SHMU “Gani Saramati” ish-SHMU “Lekë Dukagjini”. (Ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat