​Ngjarjet e datës 1 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 1 tetor

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 00:07
Ilustrim

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projekt-kodit e procedurës penale. E ftuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Drejtorisë së Doganës, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:30)

Ministria e Shëndetësisë shënon 1 Tetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. (Shtëpia e Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, Prishtinë, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinës, ora 11:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

Ekspozita e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, të organizuar në kuadër të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale dhe në bashkëpunim me Muzeun Musine Kokalari në Shqipëri. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 14:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka do ta prezantojë programin qeverisës për mandatin katërvjeçar. (Keji në Sheshin Shadërvan, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat