Ja sa qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Kosova

Ja sa qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5.287 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu sipas MSH-së, numri total i dozave të administruara ka shkuar në 1.525.230.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 691.004 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 45 persona, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 481. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat