Kastrati siguron sërish mandatin e asamblistit në Drenas

Kosova

Kastrati siguron sërish mandatin e asamblistit në Drenas

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:41
Ramiz Lladrovci dhe Hamit Kastrati

Hamit Kastrati ka siguruar edhe një mandat të asamblisit në Kuvendin Komunal të Drenasit.

I riu nga Nekoci ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën zgjedhore.

Postimi i tij i plotë:

Puna e suksesshme është ajo që me siguroj edhe një herë udhëtimin tim katërvjeçar si asambleisët. Sot është nderi dhe përgjegjësia ime të ju falënderoj të gjithëve për besimin tuaj dhe veçanërisht ju bashkvendasit e mi. Përkushtimi, sinqeriteti dhe besnikëria qytetarve të Drenasit është vullneti im. Unë do të vazhdoj të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe përmbushje të vizionit të përbashkët për më të mirën e qytetarëve të Drenasit.

Së bashku me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci patëm udhëtimin tonë përtej kufijve dhe pritjeve të qytetarëve të Drenasit. Është koha që ta përkrahim Ramiz Lladrovcin për të treguar se e meriton edhe një mandat kater vjeçar, ne jemi më të fuqishëm dhe më të bujshëm për ata që do të vijnë pas nesh dhe që duan ndryshim në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat