Mot kryesisht me diell

Kosova

Mot kryesisht me diell

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Java e fundit e tetorit me mot më stabil, me diell dhe vransira, pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica.

27.10 - Kryesisht me diell, orëve të pasdites dhe mbrëmjes vransira kalimtare të shtresave të larta.

28.10 - Alternime vransirash dhe kthjellimesh.

29.10 - Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 0C deri 3C, e në pjesë ku mund të ketë mjegull, mund të bien edhe në vlera negative, e maksimalet luhaten nga 11C-14C.

Era do të fryjë mesatarisht nga lindja e juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet lart mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat