427 raste aktive me coronavirus në Kosovë dhe mbi 700 mijë të vaksinuar me dy dozat

Kosova

427 raste aktive me coronavirus në Kosovë dhe mbi 700 mijë të vaksinuar me dy dozat

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 427.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,975 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat